Protestat e dhunshme/ Balla thirrje Bashës: Dil dhe distancohu nga dhuna! Sa kohë Berisha drejton PD kjo parti do të ketë vizion rrëmujën

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka risjellë edhe një herë në vëmendje 21 janarin duke bërë një krahasim me atë që ka ndodhur sot me vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv.

Balla i bën thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë dhe të distancohet nga dhuna.

"Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulëzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s'e bën dot, s'ke faj", shkruan Balla.

Të njëjtën thirrje kryedemokratit Lulzim Basha ia bëri edhe ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, teksa e quajti një "lider pa karakter" pasi nuk është distancuar nga dhuna. Në vijim të kësaj deklarate, Basha tha se distancohet nga dhuna, por nga ajo e ushtruar nga policët, teksa nuk tha asnjë fjalë për aktet e dhunshme të protestuesve. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës