Ambasada e Izraelit në Tiranë njoftoi mbylljen e saj të përkohshme. Çështjet konsullore urgjente thotë selia diplomatike e Tel Avivit, do të mund të vlerësohen në numrin telefonik emergjent të Ambasadës.

Godina e ambasadës izraelite ndodhet në një nga zonat ku protestuesit kalojnë më shpesh gjatë lëvizjeve të tyre nëpër Tiranë, përballë Katedrales ortodokse në kryeqytet në aksin rrugor që lidh qendrën më zonën e ish bllokut.

NJOFTIM

Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.

Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës.

Ambasada e Izraelit në Tiranë


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit me maska sulm me gurë Ministrisë së Arsimit e efektivëve, shpërndahen me gaz lotsjellës! Djegin kosha e shkulin kangjella nëpër rrugë (VIDEO)