Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve të distancohen nga aktet e dhunës gjatë protestave dhe të largohen nga vendet ku ka përplasje. Policia u kërkon prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Të dashur nxënës, të nderuar prindër! Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune! Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme! Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit! Kujdesuni për fëmijët tuaj! Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme. Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari. Ju lutemi, bashkëpunojmë”, apelon Policia e Shtetit.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit sulm me gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve, Policia i spraps direkt me gaz lotsjellës! Bllokojnë rrugët, shkatërrojnë kangjella e semaforë