Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder komentoi dhe protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar. Schieder tha se në Shqipëri situata nuk është aq dramatike sa pasqyrohet në media, duke shtuar se demokracia me molotov nuk është e mirë.
“Së pari personi që i dha emri këtij kokteji, kontributi i tij në histori nuk ka qenë vetëm pozitiv, demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat që dukeshin dramatike. Pastaj kur vjen këtu dhe sheh një situatë më pak dramatike. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe për perceptimin që prodhoni nga mediat në mendjen e qytetarëve evropianë. E di që demokracia funksionon mirë, që ka debate deri në orën 4 të mëngjesit, dhe që ka hapësirë për opozitën dhe mazhorancën për të diskutuar, është një demokraci normale. Ndonjëherë e ke qejf dikë, ndonjëherë e urren. Por të mos e dramatizojmë më shumë seç duhet. Mendoj që është edhe më e rëndësishme që të gjejmë mesin e artë. Zgjedh funksionimin normal të një demokracie”, tha Schieder.
Lajmi kryesor:
SPAK do arrestimin e Ballukut, Raportuesi i PE: Kuvendi do marrë vendimin e duhur! Protestat e dhunshme të Berishës? Jo molotov, të luftohet me argumente











