Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës – me shumicë serbe – kanë mbështetjen e plotë të ekzekutivit.
Sipas Kurtit, ata ‘janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve’.
“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”.
Sa u përket përleshjeve të së hënës në Zveçan, mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë – të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale - Kurti ka thënë se “nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”.
“Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç”.
Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke komunikuar me partnerët ndërkombëtarë, dhe se të gjitha palët e synojnë qetësimin e situatës.
Përveç Zveçanit, protesta janë mbajtur edhe në Leposaviç dhe Zubin Potok.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.5%
-
Jo
76.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kubë/ Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike
16 Mars, 21:22
-
A mund ta 'çlirojë' Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë
16 Mars, 18:23
-
'Situata në Kosovë është katastrofë', ish-zyrtari amerikan: Kriza artificiale dhe kaosi politik po i japin avantazh Serbisë
16 Mars, 16:39
-
'Duhet të krijojmë ombrellën tonë ajrore' Eksperti ushtarak për konfliktin në Gjirin Persik: Lufta nuk është larg, Shqipëria të rrisë investimet në mbrojtje
16 Mars, 16:02
-
Sulmet në Iran, Papa Leone XIV: Media të mos kthehet në megafon të pushtetit, tregoni fytyrën e vërtetë të luftës
16 Mars, 15:59
-
Teherani paralajmëron Rumaninë: Mos lejoni që SHBA-të të përdorin bazat tuaja ushtarake për sulme kundër Iranit
16 Mars, 15:53
-
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028
16 Mars, 15:32
-
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping! Mediat në Pekin: Nuk ia ka idenë si t'i japë fund luftës!
16 Mars, 14:46
-
NBA/ New York 'thyen' Golden State, fitojnë Bucks e Cleveland! Humbje për Detroit, mbeten në krye të Lindjes
16 Mars, 14:36
-
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro
16 Mars, 13:32
-
Gjermania: Kjo nuk është lufta e NATO-s! Aleanca nuk ka përgjegjësi për Ngushticën e Hormuzit
16 Mars, 12:16
-
Nga Vladimir Putini te sheikët e Gjirit Persik, miliardat që po e pasurojnë Donald Trumpin dhe pyetjet që mbeten pas
16 Mars, 11:54