Protestat e opozitës/ Rama: Mandati deri në fund, do të bëjmë transformim epokal në universitete

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur duke përsëritur sërish ditën e sotme në mënyrë indirekte se mandatin e marrë në vitin 2017 do ta dërgojë deri në fund, pavarësisht protestave të opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti. Nga takimi i përjavshëm i bashkëqeverisjes, referuar paktit për Universitetin, ai tha se këtë mandat do të ketë një transformim epokal.

"Platforma është produkt i besimit të qytetarëve për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm. Është si adresë urgjence për të gjithë ata që 'plagosen' në zyrat e shtetit. Sot kishim mbledhjen e përjavshme që bëjmë me të gjithë ministrat që janë angazhuar për Paktin për Universitetin dhe jemi në fazën e mbledhjes së të gjitha të dhënave për nevojat e universiteteve në drejtim të infrastrukturës, për ato që kanë nevojë për projekte. Por edhe për logjistikën, laboratorët, praktikat e punës dhe konsulencat.

Gjatë këtij mandati ne do të mund të çelim kantierin më të madh në historinë e universitetit për të kryer një transformim epokal në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur për të dëgjuar dhe të reagojmë kur ajo që dëgjojmë na mëson dicka, pa pasur për asnjë moment atë tendencën për të thënë 'Jo' apo të bëjmë sikur nuk kemi dëgjuar. Zëri i qytetarit nuk është vetëm kur ai zgjedh, aty është gjykimi, zëri duhet të dëgjohet gjatë gjithë kohës.  Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithcka e ka marrë era, por me ne është ndryshe" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 27/02/2019 18:26

    Z. Kryeminister ju lutem shume mos u merrni fare me asnje Llafazan dhe asnje idjot militant PD por shiko me prioritet punet e vendit.. Shqiperia ka nevoje per nje politikan si ju dhe jo ai palacot e cirkut qe e rropen shqiperine... Like Blloku dhe Basha Rruga hajdut ordiner--- Mos lesho litar ne asnje centimer sepse do humbasesh besimin e popullit.. te votuam dhe do te votojne pa asnje interes personal por per shqiperine ... te pershendes nga vlora dhe ne 2021 vloren e me rezultat ne koke 10 PS - 2 PD

    Përgjigju
  • Populli: 27/02/2019 16:12

    Bravo z.Rama,dordolecet e PD-LSI e kane vendin ne rruge,ju vazhdoni me reformat mbasi populli ju ka votuar per te qeverisur,u djegshin bashke me mandatet e tyre dhe me zjarret qe aq shume i pelqejne.

    Përgjigju
  • Xhavit Dedej: 27/02/2019 15:32

    Ore mire ne rregull se keta studentet sikur e tepruan shume me duket. Se ca parazite jane po he dhe mos u kushtoni kaq vemendje. PSe nk doli ministrja e task forces sot ne konferencen e perjavshme? Apo mbaro pune me shkarkimet abuzive dhe solli studentet drogaxhinj neper institucione. Dhe u mjaftua me kthimin ne pune te seksereve qe njihen publikisht si dhe mbajtjen ne pune te spiuneve tip L. KAdrimja dhe shpures se k...vave qe drejton ne durres.

    Përgjigju
  • Leo: 27/02/2019 15:12

    Ke pyesni e ke degjoni ju? Se ne neper universitete spo shohim e spo degjojm e sna ka pyetur askush. Ju po pyesni drejtuesit e momentit se cfare problemesh ka...kur ata jane vete ata qe kane bere keto probleme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'