Kryeministri Rama komentoi në 'Studio Live' protestat e Rithemelimit para bashkisë me molotovë.
Pyetje: Rikthehemi pak te situata në bashkinë e Tiranës, ana tjetër e medaljes, protesta e një pjese të opozitës edhe familjarë të zotit Berisha, molotovë në dyert e bashkisë. Besoj i keni ndjekur zhvillimet?
Rama: Patjetër i kam ndjekur, por është një pikturë që flet vetë. Shpeshherë njerëzit pa dashje duke u përpjekur të bëjnë diçka tjetër, ekspozojnë diçka krejt tjetër. Ekspozojnë atë që thashë. Nuk janë të vërtetë. Janë me probleme, me halle, me sekëlldi të mëdha dhe kërkojnë të nxjerrin veten nga një batak ku e kanë futur veten dhe nuk ia ka fajin kush. Askush, kështuqë ça mund ti thuash.
Lajmi kryesor: