Shqipëria është e të gjithëve dhe në këtë situatë është e domosdoshme të merren vendimet e duhura. Ka qenë ky mesazhi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë. Në meshën e mbajtur sot, nga Katedralja Ngjallja në Tiranë, Kryepeshkopi tha s vendimet duhet të jenë të urta dhe të pjekura.
“Lutemi që Perëndia t'i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t'i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme, presidenti Begaj takon krerët e komuniteteve fetare







