BJELLORUSI- Një person mbeti i vdekur, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se 100 protestues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.
Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenko. Të hënën, Komisioni Zgjedhor në Bjellorusi shpalli rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se presidenti aktual Lukashenko ka fituar 80.23%, ndërsa rivalja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya, 9.9 % të votave.
Svyatlana Tsikhanouskaya tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet. "Unë besoj në sytë e mi dhe shoh që shumica janë me ne", tha Tsikhanouskaya nga selia e saj.
Protestat shpërthyen në të gjithë kryeqytetin, pasi qendrat e votimit u mbyllën. Policia gjuajti me plumba gome dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në disa pjesë të Minskut. Lukeshenka, pas votimit në Minsk, tha se as ai dhe as qeveria nuk do të lejojë që Bjellorusia të futet në “kaos” apo “luftë civile” pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Zgjedhjet në Bjellorusi u mbajtën pas arrestimit të më shumë se 1,000 mbështetësve opozitarë, ndalimit të disa personave që të kandidojnë në këto zgjedhje si dhe pretendimeve për një komplot rus, i cili u tha se po tenton të nxitë paqëndrueshmëri në këtë shtet. Lukashenko është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor 2024, 08:13
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor 2024, 18:19
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor 2024, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor 2024, 15:24
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Bjellorusi, Lukashenko fal edhe 32 të burgosur politikë, 8 prej tyre janë gra
20 Nëntor 2024, 21:59