Pas protestës së ditës së djeshme në dyert e bashkisë së Shkodrës, banorët e Rrjollit, janë pritur sot në takim nga kryebashkiaku Benet Beci, për të kërkuar sqarime mbi projektin e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt në Velipojë. Banorët pretendojnë se Ulaj u ka zaptuar tokën.
Banorët thanë se kryebashkiaku Beci u ka treguar se nuk ka asnjë kompetencë për atë zonë dhe se u ka kërkuar banorëve të bëjnë një kërkesë me shkrim për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për lejen e ndërtimit të lëshuar për Bashkim Ulajn.
Banorët thanë se protesta e tyre do të vazhdojë e po të jetë e nevojshme do t’i drejtohen ambasadës së SHBA-së ndërsa shtojnë se kanë humbur çdo shpresë nga shteti.
“Kryetari i bashkisë na priti mirë. Ai nuk kishte asnjë lloj kompetence, ai tha e kam 0 kompetencën. Kuptohet tha që është e padrejtë po ligji është bërë i tillë tha që na kanë hequr kompetencat për territorin bregdetar. Kompetenca ime është tha që të informoj se çfarë pozicioni tha kam lidhur me lejen e ndërtimit. Na tha bëni një kërkesë me shkrim dhe unë t’jua jap të gjithë përgjigjen sipas informacionet.
Unë e di që informacioni e tij është zero. Nuk pres që ai të na japë një përgjigje për atë që kërkoj unë. Për dëgjesën publike tha nuk është kompetencë e bashkisë. Unë e di që kërkesa për të bërë një dëgjesë publike është e bashkisë. Nuk presim asnjë shpresë nga ministra dhe kryeministri. Ne do të shkojmë deri para ambasadave të BE dhe asaj amerikane. Ose të na largojnë prej këtu, ose do të vritemi”, tha Prekë Molla, përfaqësues i banorëve të Rrjollit.
Kjo është dita e 8-të që banorët e Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, siç pretendojnë ata, në tokat e tyre.
Komente













Djalli eshte ne detaje.Dikur i kishin bashkite te drejtat e dhenieve te lejeve.Por cfare ndodhi? Shteti e nuhati se tokat me me vlere qe jane shpesh dhe ne harten e zonave me te mbrojtura jane ne bregdet. Disa biznesmene te rinj,ku me te drejte,ku me korrupsion e fallsifikime arriten te marrin toka e troje ne bregdet e aty afer ku solli konflikte,mbivendosje,tjetersime e krijoi pershtypjen se bashkiaket lokale jane te korruptuar,sic ndodhi ne Vlore,Himare,apo Lezhe etj ku bashkiake e zyrtare bashkish e kadastrash u perballen me drejtesine.Ketu hyri ne loje shteti.Ne pamje te pare,duke u hequr bashkive te drejten e dhenies se lejeve,u krijua pershtypja se po luftonte korrupsionin,ne te vertete po e merrte te drejten e lejes per vete,jo per t'jua dhene cironkave te vogla si burrit te Xhackes qe ja kishte dhene dikur bashkiaku Goro,por per t'jua dhene lejet vete peshkaqeneve e barakudave,oligarkeve te medhenj si Ulaj me shoke.Tani kush i jep lejet e kush i fut e i nxjerr tokat nga zonat e mbrojtura,kush jep statuse /investitori strategjik/? Mos shkoni e mos kerkoni askerkund vecse te KKRRT,Rama,qeveria e ministrat.Shkoni e protestoni para tyre e kerkojuni llogari atyre,pastaj para ambasadave! S.d.q eshte e trishte kur shikon se qytetaret kane humbur besimin te shteti per drejtesi,akoma dhe me e trishte eshte fakti qe mediat e ambasadat jane kthyer ne zyra ankesash per nje popull qe perballet cdo dite me /malin qe s'bezane/-Migjeni!
PërgjigjuBenetti Ka kompetenca për pazare tenderash jo për hallet e njerzve
Përgjigju