EGJIPT - Greva në qytetin egjiptian të Port Said ka hyrë në ditën e saj të pestë pasi demonstruesit kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, që u vranë në përleshjet me policinë në fund të janarit.

Situata u rëndua në këtë qytet me përleshje të përgjakshme menjëherë pas vendimit me vdekje nga gjykata e Port Said për 21 personat, përgjegjës të trazirave në një stadium në shkurt të 2012 ku mbetën të vrarë 74 veta.

Kompensimi duhet të jetë i drejtë dhe gjykata duhet të sjellë drejtësinë," tha një protestues.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën presidenti egjiptian u zotua të marten, se do të investojë rreth 60 milionë dollarë amerikanë nga të ardhurat vjetore të Kanalit të Suezit në zhvillimin e tre qyteteve përfshirë Port Said, Suez dhe Ismailia.

Gjithashtu Mohammed Morsi ka firmosur një dekret presidencial ku përcaktohen votimet, që do të zhvillohen në 4 faza rajonale, që do të nisin më 27 prill dhe do të përfundojnë në qershor.

Kohët e fundit Egjipti është karakteruzar nga protesta të dhunshme mes mbështetësve islamikë të Morsit dhe opozitës së udhëhequr nga liberalët gjë që ka shkaktuar pasiguri dhe krizë ekonomike.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)