Zëvendës sekretari i Hong Kongut për çështjet e brendshme deklaroi se studentët dhe qeveria kanë vendosur të arrijnë një marrëveshje, megjithëse ka ende mjaft vështirësi në rrugën drejt një zgjidhje.
 
Protestuesit për demokraci thanë se nuk janë plotësisht të kënaqur nga kushtet e qeverisë për të nisur një dialog politik por vendosën të vazhdonin me bisedime formale, përfundimet e të cilave do të nxirren të premten ku do të vihen në pah dhe shqetësime që nxorrën në rrugë mijëra persona. 

Zëvëndës sekretari Lau Long-Wah, tha se shpreson që marrëveshja mes dy palëve të sjellë një zhvillim kushtetues dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet.
 
Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra mijëra protestues kanë kërkuar që Pekini, saktësisht lideri në qeverisje Leung Chun-ying të japë dorëheqjen dhe Kina të lejojë njerëzit e Hong-Kongut të votojnë për një lider sipas kërkesave të tyre, në zgjehdjet e vitit 2017-të.
 
Protesta e të rinjve në qendër të qytetit ka qenë një ndër sfidat më të mëdha politike të Pekinit që prej demostratave për demokraci në Sheshin Tiananmen në kryeqytetin Kinez në vitin 1989.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)