TIRANË, 8 Korrik /ATSH/ - Dhjetra të rinj janë mbledhur sot pasdite para Piramidës për të protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë.
Të rinjtë e protestës janë mbledhur kryesisht nga rrjetet sociale "Facebook", ndërsa forca të shumta policie kanë ndjekur në distancë protestën për të shmangur çdo incident apo situatë tensioni.
Tifozët kuq e zi kanë qenë më të shumtë në numër gjatë protestës në kryeqytet, ndërsa me ta është bashkuar dhe boksieri Nuri Seferi, i cili bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve të marrë fund.
Ndërsa, një nga organizatorët e protestës, tha se, pjesëmarrja në protestë është nga të gjitha qytete e Shqipërisë. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com