Pasi e pa dështimin në pjesëmarrje të atyre që thërriti si dy protesta kombëtare, dhe që e nxorën PD-në në shesh pas një kohe të gjatë në mungesë, tubimin e të shtunës në mesditë para kryeministrisë, Sali Berisha e korrigjon duke e quajtur vetëm në mbështetje të revoltës studentore

"Të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre", tha Berisha.

Demokratët i thërret të mblidhen para kryeministrisë, e ashtu siç ka ndodhur më parë, vetë kryetari i partisë pritet të mos dalë në protestë.

Në fuqi mendon të lë edhe skenarin për të shtyrë demokratët të hyjnë mes studentëve, që në dy të shtuna të kaluara, i refuzuan në mënyrë demonstrative para ministrisë së Arsimit. 

"Do jetë pak a shumë ai skenar, megjithëse do përcaktohet", shtoi ai.

Në një konferencë nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i përsëriti ftesën për bashkim partive të vogla opozitare, të njëjtave që deri dje i ka sulmuar hapur, se janë bërë me Ramën për të përçarë protestën.

Sot, detyrohet të përtypë fjalët e tij.

"E kuptoj se ka pasur shkëmbime jo miqësore midis faktorëve të ndryshëm opozitarë, t’i lëmë mënjanë ato, të bashkohemi kundër të keqes më të madhe. I kam dëgjuar kundërshtitë por prapë i ftoj dhe prapë kam besim se ata që ndihen opozitarë të vërtetë, do të gjejnë forcën dhe moralin e këtij bashkimi", tha Berisha.

Artikulon se qëllimi i këtij bashkimi, që së pari duhet të arrihet në shesh, është rrëzimi i kryeministrit Rama, dhe zgjedhjet e parakohshme.

"Të krijojmë qeveri teknike, në mënyrë që të bëjmë reformën zgjedhore dhe shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin kandidatët dhe forcat politike që u besojnë më shumë Besoj se kjo ofertë meriton të shqyrtohet dhe rishqyrtohet", shtoi ai.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.0 / 5 (2 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Saliu udhezon studentet: 06/11/2026 13:20

    Kjo me kujton garen e lepurushit me dy iriqet...Nuk e kujtoni? Dy iriqet kishin zene edhe vend-nisjen edhe vend-mbritjen....Pra kudo qe te shkojne studentet do te gjejne SALIUN?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?