Tiranë - Një grup protestuesish janë grumbulluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë. Në rrjetet sociale ishte lajmëruar si një protestë kombëtare, por në orën 14:00 përpara ministrisë së Arsimit u mblodhën një numër i pakët njerëzish.
Pasi qëndruan për rreth dy orë para këtij institucioni protestuesit u zhvendosen te Kryeministria, ku edhe vijuan thirrjet për largimin e kryeminstrit Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër uniformat blu kanë nisur me gjobat me nga pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.
Organizimi i protestës ka qenë kakofonik. Një grup studentësh kanë deklaruar mbajtjen e protestave kombëtare vetëm të mërkurën dhe të shtunën në orën 14:00, por të tjerë grupime çdo ditë në numër shumë të vogël kanë dalë përpara kryeministrisë.
Lajm në përditësim…
Policia e Tiranës ka nisur me gjobat në lidhje me protestën para Kryeministrisë.
Në një nga gjobat që Report Tv sjell shihet se një protestues është gjobitur me 5 mijë lekë të rinj për bllokim rruge.













Komente
Komento