Protestat në Venezuelë, Putin mbështet Maduron: Faktori i Jashtëm të distancohet

Protestat në Venezuelë, Putin mbështet Maduron: Faktori i Jashtëm të distancohet

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti venezuelian Nicolas Maduro

Presidenti rus ka reaguar pas protestave të përgjakshme dhe ngërçit politik që ka kapur Venezuelën ditët e fundit. Pas disa reagimeve të krerëve ndërkombëtarë edhe Putin ka dhënë opinionin e tij lidhur me ngjarjet e fundit në shtetin Latin. Sipas mediave ruse, Putin ka menduar ndryshe nga Trump i cili njohu kreun e opozitën venezueliane Juan Guaido si president të përkohshëm. Presidenti rus gjatë një bisede telefonike me Nicolas Maduro i ka ofruar mbështetjen e tij për qeverinë e Maduros dhe kritikoi protestat duke i cilësuar si shkatërruese për vendin dhe popullin venezuelian.

Gjithashtu, Putin i ka bërë apel faktorit të jashtëm të mos përfshihet në punët e brendshme të shtetit të Venezuelës pasi të jashtmit janë duke shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja