Protestat para bashkisë, Veliaj: Ata që djegin goma dhe hedhin molotov, aq dinë të bëjnë

Protestat para bashkisë, Veliaj: Ata që djegin goma dhe hedhin molotov, aq dinë të bëjnë

Erion Veliaj

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e dhunshme të opozitës me molotov dhe djegie gomash te Bashkia e Tiranës. Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj u shpreh se kontrasti mes atyre që hedhin molotov dhe socialistëve është i qartë. 

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme”, tha ai. 

Veliaj u shpreh se opozita nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet, duke sjellë në vëmendje edhe tentativat për të dhunuar godinën e Bashkisë, e cila është një monument i mbrojtur nga shteti. 

Veliaj u ndal dhe tek nderimi i veprimtarit të çështjes kombëtare Remzi Hoxha, që u zhduk nga SHIK-u i Berishës. “Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbenin jetë njerëzish. Ne patëm mundësinë që të nderojmë me një emër në qytetin e Tiranës, një rrugë të rëndësishme “Remzi Hoxha”. Ai ishte një patriot i jashtëzakonshëm. Remzi Hoxha ishte në Shqipëri se mendoi që Shqipëria ishte vend i sigurt, mendoi se Shqipëria mëmë ishte një vend që s’të rrezikohej jeta. Dhe Remzi Hoxha, një ditë u zhduk nga qyteti. Dikush më tha: O kryetar, po pse kërkove ndjesë, se nuk është se e drejtonte Shqipërinë PS-ja, apo nuk ishte punë e bashkisë. I thashë, kërkova ndjesë sepse dikush duhet të marrë përgjegjësi që në qytetin tonë u zhdukën njerëz nga SHIK-u i Saliut, nga SHIK-u i Gazidedes, nga SHIK-u i atyre që iu shmangën drejtësisë. Sot, ne na akuzojnë pse jemi gati të bashkëpunojmë me drejtësinë në çdo kërkesë të drejtësisë. Atëherë njerëzit vriteshin pa gjyq, rrëmbeheshin nga rrugët e këtij qyteti, kështu që jo vetëm ndjesë në emër të një institucioni si Bashkia e Tiranës, që dikush para se ne të merreshim me këtë punë u zhduk nga qyteti, por edhe një kërkesë për të mos harruar, për të respektuar njerëzit, qoftë edhe ata të djathtë, siç ishte rasti i kryetarit të parë të bashkisë, Tomor Malasi, pas ardhjes së demokracisë, por edhe për të kujtuar ata që kanë pasur histori të dhimbshme në qytetin tonë, siç ishte historia e Remzi Hoxhës”, tha Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 08/06/2024 07:46

    Ndermjet atyre qe djegin ose ty ne burg do te deshiroja kete te dyten!

    Përgjigju
  • halla esma: 08/06/2024 02:05

    KURSE TI DI SI TE VJEDHESH O KELYSH KURVE...

    Përgjigju
  • visi: 07/06/2024 21:42

    Me e sakte thuhet SHPELLARET AQ DINE DHE AQ BEJNE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja