Protestat për projektin te '5 Maji', Veliaj: E dhimbshme kur në Parlament fliste zaptuesi i tokës, kurse pronari e dëgjonte me durim

Në 102-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, gazetarja Rezarta Delisula sjell librin me titull “Çfarë ka qenë Tirona”, ku paraqiten për të herë parë dokumente origjinale të gjetura në Arkivin Osman të Kryeministrit të Stambollit.

Në promovimin e këtij botimi tek “Reja”,  kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky libër është një testament për kryeqytetin me 1 milionë banorë. Por, duke u ndalur tek zhvillimet e javës, ai foli edhe per protesten e disa banorëve, që preken nga procesi i rindërtimit tek lagja “5 Maji”. 

“Ishte shumë e dhimbshme të shikoja në Parlament, se si zhvillohej një debat për zaptimin e pronës dhe Komisionin e drejtonte një gocë tironse si Klotilda Ferhati, te cilës ia kanë zaptuar tokën e babës, por ajo nuk e tha kurrë këtë. I dëgjoi me durim. Keni zaptuar, e kuptojmë, sepse kanë qenë ditë të vështira. Ke marrë 500 metra, sot do marrësh po 500 metra, sepse ky qytet është zemërhapur për të gjithë. Kur ne insistojmë që personat që i bashkohen kësaj zemre të madhe duhet të bëhen tironsa, nuk është puna tek aksenti, se nuk të bën vetëm gjuha, por rregullat e bashkëjetesës, rregullat e komunitetit, rregullat e solidaritet, rregullat e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Veliaj. 

Në librin me 452 faqe, Delisula përcjell përmes dokumenteve osmane, kontributin e popullsisë vendase në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe jetesës së asaj kohe.

“Nëse nëpërmjet këtij libri i kuptojmë kodet e bashkëjetesës së këtij qyteti, se si funksiononte me 10 mijë banorët e parë, e sigurt që do të kthehet në libër të shenjtë, për ta kuptuar edhe 1 milion të tjerët që kanë ardhur më vonë, se vetëm fqinjësia e mirë, bashkëjetesa, zemra e hapur, solidariteti, dëshira për të kontribuar, për të ndihmuar dhe mbajtur njëri-tjetrin lart, është formula e suksesit të kryeqytetit tonë”, theksoi Veliaj. 

Ai apeloi për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim, ndërsa nënvizoi se beteja për ta bërë Tiranën është një betejë e përditshme. “Ndonjëherë shumë prej këtyre temave urbane që kemi sot, do të duhet t’i vëmë në sytë, në lupën, edhe në mikroskopin e atij që është vendali, i cili thotë: “Ej, prit pak, lashë nga toka ime që të bëhej rruga, dhashë nga prona ime që të bëhej ura, dhashë nga pasuria ime që të bëhej shkolla”. Kjo është fryma që e bëri Tiranën Kryeqytet, dhe është e vetmja frymë që mund t’i mbajë 1 milion vetë bashkë me rregullat e bashkëjetesës, të atyre 10 mijë që ishin të parët në këtë territor. Ndaj, edhe sot, pavarësisht se qyteti ka sfida, unë them, beteja për ta bërë Tiranën është një betejë e përditshme”, tha Veliaj. 

Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit, kryebashkiaku Veliaj njoftoi emërimin e Delisulës drejtoreshë të Muzeut Etnografik të Tiranës. Rezarta Delisula me një eksperiencë të gjatë në media, publikoi në dhjetor të 2018 librin e saj të parë ”Tirana Mahnia”,  një guidë historike, etnografike e zakonore e kryeqytetit, për të cilin u vlerësua me çmimin “Mirënjohja e qytetit”  akorduar nga Bashkia e Tiranës.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 14/02/2022 19:49

    EDHE TI MOR CUNI I KURVES,,,NUK JE ME I MIRE SE ZAPTUESIT,,,NJESOJ JE DHE TI SI ATA,,,,ATA ME ZENIET E TOKAVE TE PRONAREVE,,KURSE TI ERION, ME BETONIZIMIN ME PALLATE TE TIRANES,,KUR DUHEJ TE NDETOJE LULISHTE E PARQE....T,Q.R.

    Përgjigju
  • Plaku: 14/02/2022 10:37

    Po pra, duhet kapur Demi" nga briri, duhet një plan urbanistik i detajuar,e kështu menjëherë të lirohen hapësirat publike të zaptuara e uzurpuar.., të prishen muret e gardhet rrethuese abuzive...Kjo është Emergjente!o Populist,fillo me liru trotuaret e me rregullu të gjitha rrugët të 21 dhjetori..,vishi fasadat me pllaka..etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona