Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për të gjithë gazetarët e terrenit dhe operatorët e mediave që kanë mbuluar protestën gjatë ditëve të fundit dhe kanë përcjellë informacionin për publikun.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se informimi i publikut dhe transparencës është themelore për demokracinë.
Ai i inkurajon gazetarët që të vijojnë misionin e tyre pa u dhunuar e kërcënuar dhe pa u censuruar. Presidenti Meta duket se ka kthyer qëndrim duke mos i sulmuar më gazetarët duke kujtuar këtu qëndrimin e mbajtur ndaj gazetarit të Report Tv, Adriatik Doçi për publikimin e skandalit me nënshtetësitë.
"Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias" - shkruan Meta.
Gjatë protestave që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë, janë regjistruar episode dhune si dhe kanë përfunduar në përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, duke i bërë më të vështira kushtet e punës së gazetarëve.
Ndërsa dita e djeshme ishte më e qetë dhe protestuesit ishin më të pakët në numër. Ata u mblodhën për rreth 2 orë përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë dhe në mënyrë paqësore protestuan për vrasjen e Klodjan Rashës.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
55.6%
-
Jo
38%
-
Jam i/e dyzuar
6.3%
Vota total: 1323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ermal Peçi: Enverët tanë
20 Shkurt, 10:30
-
Seanca paraprake, Meta: Akuzat, mbi gënjeshtra sorosiane! Të pushojë “CEZ-DIA”, SPAK të rihetojë lobimin me SHBA
19 Shkurt, 17:02
-
Dosja ‘Meta’, sot seanca paraprake në GJKKO! Avokati i ish-presidentit pas dhunës në Vlorë: Jam bej! Kryemadhi: Kam ardhur si intelektuale!
19 Shkurt, 10:28
-
Meta uron besimtarët myslimanë nga qelia: Qoftë Ramazani burim drite dhe shpresë për të ardhmen
18 Shkurt, 19:47
-
Nesër nis muaji i Ramazanit, Spahiu: Të forcojmë solidaritetin dhe bashkëjetesën! Uron politika
18 Shkurt, 18:12
-
Dhuna ndaj avokatit Cakrani, shtyhet në GJKKO seanca paraprake për ish-presidentin Meta
12 Shkurt, 12:53
-
Çështja ‘Balluku’/ Rama paralajmëroi ndërhyrje në legjislacion, Meta: Kërkon të marrë peng drejtësinë
9 Shkurt, 20:55
-
Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!
8 Shkurt, 20:03
-
'Opozita të paraqesë alternativën e saj për ‘Territorialen', Meta kundër bojkotit: Mos bëni të njëjtin gabim si Basha
7 Shkurt, 16:06
-
'Më vjen keq që PL po shkon drejt shuarjes', Kryemadhi: Burgosja e Metës, marrëveshje e dy partive të mëdha
6 Shkurt, 12:11
-
Dosja ‘Meta në GJKKO, SPAK përfundon leximin e 214 faqeve të dosjes hetimore! Debate mes prokurorëve dhe avokatëve për kalimin në gjyq të çështjes
5 Shkurt, 07:33
-
“Ilir Metës gjatë arrestimit iu shkelën të drejtat e njeriut”- Ish-presidenti falenderon IFIMES për raportin: Nxori në pah degradimin total të shtetit
4 Shkurt, 20:48
Nuk ka nderuar qendrim,joo.Protestuesit po I benin jehone axhendes se tij dhe si rrjedhim gazetaret po reklamonin protestuesit (perkrahesit e Metes).Pra ju falenderoji qe I reklamuat ushtaret e tij.
PërgjigjuPo ky mo my.. qe dikur i quante protestuesit kok palare ... si nuk tha nje fjale per policet e demtuar Vaj medet ne qe kemi president
PërgjigjuDo të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias" - shkruan Meta. Kjo eshte fjalia e fundit e ,"presidentit" tone. Po Adriatik Docin si e perkrahu ??? C'far hipokrizie o i pafytyre
PërgjigjuLike kush i beri protestat? Kush i acaroj protestuesit? Like kush i dhunoi protestuesit? Kush i dha urdher policise per te bere disa veprime te leztshme qe te acarohej gjendja? Like pse nuk i tregon te postimi ne facebook kush i dhunoi protestuesit, gazetaret? D.m.th. Like u more veshe (e mbaruat pazarin) dhe kesaj rradhe me Xhaxhi Edin. Sa te lezetshem jeni.Sa legena qe jeni.Fusni njerezit per tu zene me policine per te mbaruar pazaret tuaja.
PërgjigjuFalenderimet më të sinqerta për ju gazetarët e mi të veqant për veprimet e juaja gjat kësaj trazire të pa suksesëshme për mua . Me ndere i juaji organizatori
PërgjigjuAdriatiku i Shqiptares te ben te fala. Apo ai nuk eshte gazetar o katunar, hajdut i felliqur?!!
PërgjigjuTHUAJ ME EMRA TA MARI VESH POPULLI CFARE PLERASH MBANE ME VEHTE.