Protestat pro Palestinës, merren masa në shkollat gjermane: Ndalohen flamujt palestinezë dhe demonstrata

Protestat pro Palestinës, merren masa në shkollat gjermane: Ndalohen flamujt palestinezë dhe demonstrata

1697822256_bild.jpg

Frika për protesta e rritja e frymës pro palestineze është edhe në shkollat e Gjermanisë. Gazeta gjermane “Bild” raporton se Berlini tani po merr masa të ashpra për të siguruar paqen në shkolla. Në një letër dërguar të gjitha shkollave nga Senatorja e Arsimit, Katharina Günther-Wünsch, ndalohen mbajtja e shalleve palestineze që tani e tutje.

Në mjediset e shkollës ndalohen gjithashtu edhe ngjitëse me mbishkrime të tilla si "Palestina e lirë", hartat e Izraelit në ngjyrat e Palestinës, thirrjet si "Palestina e lirë" ose demonstata në mbështetje të Hamasit. Mësuesit do të lejohen të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose t'i konfiskojnë përkohësisht nëse studentët i përdorin për të festuar triumfet e Hamasit.

Pas sulmit të Hamasit ka patur incidente të përsëritura. Sulmi me rrahje ndaj dy nxënësve nën një gjimnaz në Neukölln shkaktoi një bujë në mbarë vendin sepse një mësues donte tu merrte një flamur palestinez. Ministri i Kulturës, Christian Piewarz thekson se në shkolla nuk ka vend për urrejtje ndaj Izraelit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës