Kryeministri Rama tha se nevojitet dialog me doemos, por ende nuk është e qartë se me kë pasi protestat që po zhvillohen s’janë lëvizja studentore e 2018-ës. Sipas tij, është një kurth i përgatitur për Shqipërinë nga ekstremistët.
“Unë nuk kam tallur askënd, unë kam treguar me gisht ata që janë edhe sot pjesë e gjësë, as për ta bërë Shqipërinë më të mirë, janë aty për ta kthyer Shqipërinë përmbys, qoftë për llogari të PD, të Republikës Khomeiniste të iranit. Kjo është e vërteta. Duhet dialog, patjetër, kjo është A-ja, por me kë? Me studentët? Po i kthehem 2018. Ajo ishte lëvizje studentore, por kjo nuk është. Është një kurth jo për mua, për Shqipërinë ku njerëz të paguar, të ekstremizuar, të reja e të rinj, idealistë që janë pre e një ideologjie, marrëzie e ashtuquajtur Antifa, kanë marrë peng të tjerët”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Protestat, Rama: Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak!’ Të maskuarit s’janë studentët, kriminelët gurë policëve për t'u nxjerrë sytë











