Ervin Salianji bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për përplasjet e dhunshme sot midis protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Ish-deputeti demokrat thotë se kryeministri i ka bërë armiq këto dy palë që sipas tij ndajnë të njëjtat probleme.

Thirrja e tij mbetet për më shumë unitet dhe ndryshim në vend të përçarjes dhe dhunës.

Reagimi i plotë:

Shqipëria po përjeton sot një përplasje të fortë prej keqqqeverisjes se Edi Ramës. Ai është përgjegjës, dhe ka ndarë dy palë që në thelb kanë të njëjtat halle: qytetarëve të varfër, të rinj të shtypur dhe të keqtrajtuar nga njëra anë, dhe punonjës të Policisë, të keqtrajtuar e të përdorur nga pushteti, nga ana tjetër.

Ata nuk janë armiq. Ata kanë të njëjtat shqetësime, të njëjtën pasiguri dhe të njëjtën nevojë për dinjitet.

Përgjegjësia politike për këtë përplasje i takon Edi Ramës që i vë qytetarët përballë njëri-tjetrit, në vend që t’u japë zgjidhje halleve të tyre.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë përçarje, dhunë dhe padrejtësi. Ka nevojë për përgjegjësi, dinjitet dhe ndryshim.

Edi Rama, jep dorëheqjen!