Protestave e banorëve të 5 Majit, Balluku: Marrëveshjet midis palëve janë mbyllur, banorët do shpronësohen! Vdekja e të moshuarës nga i ftohti në Fier, mos e përdorni për politikë

Qeveria do të shpronësojë dhe kompensojë sipas ligjit të gjithë pronarët me tituj pronësie në zonat që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, por jo vetëm, plani është për të shpronësuar dhe kompensuar edhe për banorët e tjerë që kanë ndërtuar, banesat e të cilëve janë të pa legalizuara. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila u ndal tek protesta e banorëve të cilët preket nga ndërtimi i unazës së Madhe të Tiranës.

'Rruga është e ndërtuar, jeni ju që kaloni të parët dhe jeni të kënaqur që nuk rrini në trafik. Unaza veriore do të ndërtohet dhe qeveria Rama siç ka bërë në të gjitha projektet do të vazhdojë të shpronësojë sipas ligjit të gjithë ata pronarë me tituj pronësie, por edhe ato banorë që nuk i kanë shtëpitë e palegalizuara. Si në rastin e 5 maj, ku marrëveshja midis palëve është mbyllur dhe ka raste kur janë kompensuar edhe me më shumë metra katror që kanë pasur. Kështu do të ndodhë edhe në Shkozë. Ju i keni lënë projektet rrugëve. Unza veriore do të ndërtohet sepse i duhet Shqipërisë, Tiranës dhe çdo qytetari. Njerëzit duhet të lexojnë vendimet e qeverisë, dhe mos të konsumojnë veten e tyre në beteja të humbura politike. Shpronësimet që t'i përmend, ne vazhdojmë t'i pagujmë për ato shpronësime rrugë që ju i latë rrugëve.'- tha Balluku.

Ministrja Balluku duke ju përgjigjur, deputetes së PD-së Ina Zhupa, për rastin e të 66-vjeçares që gjeti vdekjen nga i ftohti në Fier, tha se energjia në shtëpinë e saj ishte ndërprerë që në janar të vitit 2020. Balluku kërkoi që ngjarja të mos politizohet, ndërsa shtoi se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin.

'Energjia ishte ndërprerë në janar të 2020. Bëhet fjalë për një kontratë të ndëprerë prej një viti. Problemi nuk mund të merret dhe të shndërrohet për një flamur politik sepse nuk ka kuptim të bëhet e tillë. Ngjarje të tilla fatkeqësisht nuk duhet të ndodhin, por nuk ka të bëjë me faturën e OSHEE-së. Është turp ë bësh politikë ti dhe partia jote. Ju i keni bërë njerëzit copë për t'u mbuluar. Po keqinformon qytetarët. Zonja ishte e trajtuar nga OSHEE për pagesën e një shumë të vendosur prej kohësh. Është mirë që të kuptosh procedurat edhe të daljes së një VKM-je. Bëhet fjalë për shërbime.'- tha Balluku.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 03/02/2022 20:01

    Zj.Balluku flet kot,ne vend te thote qe fajin e ka ose kryetari i bashkise ne te kundert OSSHE.Kur fiken dritat me ore te ters njerezit paguajne me pak leke?Qeveria ti therase mendjes dhe te gjeje nje zgjidhje.Kerkoni pak tek puntoret qe punojne ne OSSHE sa leke paguajne per dritat ose te bejne nje kontroll ne sahatet e tyre,le te shohim rezultatet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq