Aktivistë, kafshëdashës dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të enjte në sheshin “Skënderbej” në protestë kundër rasteve të përsëritura të helmimit të kafshëve në rrugë.
Denoncimet e fundit kanë ndezur debate të forta në rrjetet sociale, pas pretendimeve se në rrugët e kryeqytetit po vendosen lëndë helmuese që rrezikojnë jo vetëm jetën e kafshëve të braktisura, por edhe të atyre shtëpiake.
Një nga rastet e fundit është ai i Alma Ismailajt, e cila dy javë më parë humbi qenin e saj, një dalmat 3 vjeç e gjysmë.
“Pikaso gjeti diçka përdhe dhe pas pak minutash filloi të dridhej, nxori shkumë nga goja. çdo gjë ndodhi aq shpejt. E çova me urgjencë në VET, por nuk arriti të mbijetojë. Mjekët konfirmuan helmim me fosfor organik”, tha qytetarja Alma Ismailajt.
Protestuesit kërkuan reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe një hetim të plotë për rastet e helmimeve të raportuara ditët e fundit.
Protestuesit kërkuan transparencë mbi funksionimin e strehëzës së kafshëve dhe ngritën akuza për keqmenaxhim të saj.
Komente










Thone qe shoqeria tregon veten me menyren me te cilen trajton kafshet dhe mbeturinat. As ne Mesjete nuk i helmonin kafshet e rrugeve ne kete menyre o shpellare. Duam dhe BE pika qe nuk iu bie
PërgjigjuQente nuk duhen helmuar,por ama dhe te livadhisin te lire nuk duhet.Ata mund te vaksinohen,te kontrollohet shtimi i tyre,te matrikulohen,por zgjidhje per dhembet e tyre nuk ka.Cdo pronar duhet detyruar t'a mbaje qenin ne leash e i duhet vene microchip,ose minimumi adresa,tel.dhe emri i pronarit te medalioni i kollares te qafes,gjithashtu mendoj qe per mbajtjen e qenit duhet license sic veprohet ketu tek ne,per te mbajtur nen kontroll popullaten e tyre dhe vaksinimin,kurse qente e rruges nuk duhen lejuar me ne rruge,por te mbahem ne shelters deri sa te adoptohen.Krijojme dhe imazh te keq si vend i botes se trete me qente neper rruge.
PërgjigjuTe dalin pas mesnate dhe ts provojne njehere dhembet e qenve endacake keta qe kerkojne te mbrojne qente e rruges.
PërgjigjuMendo,sikur ti ta kishe barkun bosh dhe,tē përbuznin të gjithë,si do të reagoje? Mendoj se edhe ti do të bëheshe agresiv.Zoti, nuk na ka krijuar vetën ne,ka krijuar edhe kafshët,por për fat të keq,nuk shprehen dot me fjalë ,por të len të kuptosh që,jan shumë herë më të mirë se ne.Detyra jon është ti mbrojmë ,dhe ti japim dinjitetin që i'u takon.