TIRANË, 9 Korrik /ATSH/ -Rreth 500 shqiptarë nga Kumanova iu bashkëngjitën sot protestave mbarëshqiptare kundër dënimeve të përjetshme për rastin "Monstra".
Protesta filloi para gjimnazit "Sami Frashëri", me flamuj dhe veshje kombëtare.
Marshi i protestuesve u ndal para Gjykatës së Kumanovës. Organizatorët theksuan se protesta e sotme është solidarizim me familjarët e të dënuarve dhe pakënaqësi ndaj pushtetit gjyqësor në Maqedoni.
Protestës iu bashkëngjitën edhe ish-deputeti Hisni Shaqiri dhe publicisti Kim Mehmeti. Mehmeti theksoi se vetëm protesta të qeta do të arrijnë efektin e duhur.
Protestat u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe dinjitoze. /a.ke/