Protestë në Lazarat, familjarët e grupit të “zjarrit” apel shtetit: Duam drejtësi, djemtë u dënuan me fjalë jo prova! (VIDEO)

LAZARAT, GJIROKASTËR-Një protestë është zhvilluar në qendër të fshatit, ku familjarët e grupit të zjarrit, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda për të dënuarit e këtij grupi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, e ëma e Dervish Gabës, njërit prej anëtarëve të grupit, ka apeluar për ndihmë nga shteti, dhe për drejtësi për djalin e saj. Ajo ka mohuar përfshirjen e Gabës në të shtënat me armë zjarri ndaj policisë në aksionin kundër kanabisit në vitin 2015.

Jam mamaja, u dënua me 15 vite burg për armëmbajtje pa leje. Policia erdhi në shtëpi, s’gjeti asnjë fishekë jo armë. Atë natë, Dervishi ishte në shtëpi. Njëri nga djemtë ka kallëzuar se Dervishi ishte në qendër, por ai punonte si kamarier. Ai u dënua për një thënie që thanë se Dervishi ishte tek lokali. Kërkojmë drejtësi,  i bëjmë thirrje Gjykatës së Krimeve të Rënda të na japë të drejtën se djali rri kot në burg. S’ka prova.

E ëma e Dervish Gabës.

Një nga banorët e Lazaratit ka thënë se Lazarati është vënë në qendër të sulmit nga qeveria socialiste.

Më vjen keq që tubimi ka mbledhur shumë pak njerëzit. Njerëzit janë ngopur me grupime dhe tubime. Ka të tjerë më nevojtarë, ka familje në nevojë që nuk marrin as ndihmën ekonomike. Duhet të themi, që gjithë ky brez i ri kërkojnë punë dhe kërkojnë të derdhin djersër për familjen dhe atdheun. Padrejtësitë që ka bërë kjo qeveri për fshatin tonë janë të panumërta.

Një nga banorët e fshatit Lazarat

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin, dhe dënoi me 150 vite burg 7 anëtarët e tjerë të grupit. Grupi i kryesuar nga Aliko dhe Boci u akuzua për vrasjen e efektivit të RENEA-s., Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015. 

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat solli një valë arrestimesh dhe shoqërimesh në fshatin rebel që sot kërkon drejtësi për të rinjtë e Lazaratit. 

Si u vra efektivi i RENEA- mëngjesin e 24 qershorit 2015

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale. 

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s që u vra në Lazarat

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh. Nga të shtënat efektivi i RENEA Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik pasi ndodhte në një kohë kur në Lazarat ishin shkatërruar grupet kriminale të drogës dhe ishte vendosur qetësia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/09/2018 13:34

    Epo te ngrihesh e te besh prit policise edhe te leshosh me mijra fishek e te vrasesh nje bir nene qe i sherbente popullit ateher keta si fshat mos e hapin me gojen se nuk eshte me sali berisha qe i kish bere si shtet me vete ..ajo nene qr ankohet mos e mesonte djalin te mbante armen ne dore ...po ajo nena e ibrahimit qe e qau dhe e varosi djalin e vet cfar faji kishte...jo nurg ppr varje ne mes te fshatit duhesh brre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…