TIRANE-Një grup banorësh në Vorë kanë protestuar ditën e sotme duke kundërshtuar ndërtimin e një rruge që shkon paralel me autostradën. Ata u shprehën se projekti është i pa konsultuar dhe prish edhe lulishten.

Banorët thanë për Report Tv se nuk do të lejojnë realizimin e projektit që prek edhe lulishten në rrugën dytësore që lidh Vorën me Marikajn.

"Rinia ka ikur, të ikim edhe ne dhe të rrinë këta. Nuk dimë asgjë, nuk na ka njoftuar njeri. Nuk do të lejojmë që projekti të bëhet,"- thanë disa prej banorëve.

Projekti i rruges

Lulishtja qe preket nga projekti