BERAT-Punonjësit e dy ndërmarrjeve të fasonerisë pranë ish- kombinatit të tekstileve në Berat janë mbledhur sot pranë drejtorisë së Tatim-taksave për të kërkuar pagën e luftës . Sipas tyre drejtuesit e ndërmarrjeve të fasonerisë nuk kanë aplikuar për pagën e luftës , kjo për arsye sepse ndërmarra nuk u ka bërë shkëputjen gjatë periudhës së pandemisë.
Prandaj nuk e përfitojnë pagën e luftës . Atryre u kanë paguar sigurimet shoqërore edhe pse të deklaruar me pagë 26.000 mijë lek bazë , por ata shprehen se nuk i kanë marrë ato lekë .
"Kemi punuar pak dhe rroga shkonte 5.000 lek në muaj ku kanë shkuar këto lek të deklaruara. Këtë po kërkojmë si punëtorë", janë shprehur banorët.

Komente

