Disa organizata të fesë së islamit në vendin tonë sot dolën në një protestë përpara Komitetit Mysliman të Shqipërisë për të kundërshtuar idenë e ngritjes së një shteti sovran bektashi në Tiranë siç tha dhe kryeministri Rama në OKB.

Ndër të tjera komunitetet myslimane sot në protestë dolën edhe kundër krerëve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të cilët sipas tyre përfaqësojnë interesat e biznesmenit turk në SHBA, Fetullah Gylen, i cili është kërkohet nga Turqia dhe njihet si armik i Erdogan.

Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.

Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bere salle pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit. Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare’, shprehet Florian Arapi.

'Shteti i Urdhrit Bektashi' ka ndezur debate pro dhe kundër. Ka debate edhe nga pikëpamja ligjore, duke qenë se dhënia e sovranitetit për Shtetin bektashi bie ndesh me Kushtetutën shqiptare e cila parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

Ndërkohë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) në një reagim të djeshëm shprehu shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë. 'Nisma të tilla janë precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit' thuhej në deklaratën e tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Një shtet bektashi në Tiranë? Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman: 'Jo në emrin tim!'

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.

Një grup shoqatash islame si  Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë po protestojnë sot në orën 17:00 para Komunitetit Musliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Protestuesit mbajnë në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht  “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin "Stop marrëveshjes me genocidin"

Në protestë fokusi është tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhej në njoftimin paraprak.

Në protestë pjesëmarrja është e vogël ndërsa vihet re dhe prezencë e policisë.