Ndërkohë që shqiptarët në Kosovë protestojnë prej 17 ditësh kundër vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së, protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” zhvilluan këtë të premte një aksion para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, ku kërkuanprocedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së dhe vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”
Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit.
“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre. Bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, tha aktivisti Rron Kafegjolli
Kafegjolli iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projektligji ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Ai kritikoi ministren Donika Gërvalla-Schëarz dhe ministrin Hekuran Murati, duke thënë se institucionet nuk duhet të mbeten peng i bindjeve apo qëndrimeve personale të tyre.ndërsa i bëri thirrje Qeverisë ta procedojë ligjin pa vonesa.











Komente
Komento