Protestë para stadiumit të PSG-së, tifozët kërkojnë largimin e drejtuesve dhe të Messit e Neymarit

Protestë para stadiumit të PSG-së, tifozët kërkojnë largimin e drejtuesve dhe të Messit e Neymarit

Qindra tifozë pasditen e të mërkurës kanë protestuar para stadiumit ‘Parc des Princes’ ku kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të Paris Saint German.

Po ashtu mes thirrjeve të tifozëve ka pasur edhe kritika të shumta për Messin dhe Neymar të cilëve u kanë kërkuar të largohen nga klubi.

Protesta është organizuar nga një grup tifozës të CUP, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje edhe me lojtarë të tjerë të skuadrës përfshirë edhe Leo Messin i cili ditën e djeshme u sanksionua ashpër nga PSG për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite për shkak se nuk pati marrë lejen nga klubi.

Objektivi i tifozëve është të tregojnë se “gjërat duhet të ndryshojnë” në një mënyrë “të strukturuar dhe inteligjente”. Nuk është hera e parë që CUP kërkon dorëheqjen e kryesisë. 

Frustrimi i tifozëve me yjet e klubit, të udhëhequr nga Messi dhe Neymar, ka qenë i dukshëm për disa kohë, veçanërisht pas eliminimeve të Ligës së Kampionëve duke mos përmbushur as pritshmëritë më minimale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçar: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçar: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!