Deputeti i PD-së Luan Baçi ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për aksionin opozitar që duket se është përqendruar më shumë ndaj drejtësisë se sa ndaj qeverisë. Baçi thotë për Arbër Hitajn se këtu nuk ka ndonjë kontradiktë të madhe, pasi sipas tij qeveria po përdor drejtësinë për të sulmuar opozitën dhe liderin e saj.

'S’ka kontraditë. Kontroll absolut i Ramës në sistemin e drejtësisë. Është Rama që i jep emrat nga pushtetarët e vet. Asnjë pushtetar nuk kapet në detyrë. I hap krahun Rama. Tek opozita, pavarësisht sulmit që ka për të gjetur gjilpërën në kashtë. Edhe tek Berisha nuk po gjejnë asnjë fakt. I zvarrisin i godasin, për të vërtetuar që edhe tek opozita ka të korruptuar edhe Enver Hoxha kur dënonte, fabrikonte prova. Opozita është në këmbë, është legale, bën luftën e saj. Për çdo provë të fabrikuar ne ta bëjmë me dije për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar për ti nxjerrë bojën kësaj drejtësie me regji.'

Më tej ai theksoi se opozita dhe strukturat e saj janë të hapura për një protestë përpara gjykatës së Strasburgut për të ndërkombëtarizuar çështjen e Berishës.

'Çdo lloj proteste e të gjitha formave është në axhendë për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kemi bërë pak për ta ndërkombëtarizuar çështjen e opozitës. Sidomos për sulmin që po i bëhet kryetarit të opozitës. Izolimi i tij, moslënia për të qenë në zyrë, parlament apo terren është goditje për PD. Do jetë vendimmarrje e strukturave të PD-së.'