KUKËS - Ka degjeneruar në përplasje të forta fizike me policinë protesta e të rinjve kuksianë, te cilët kishin vendosur të tuboheshin këtë të hënë në Rrugën e Kombit kundër pagesës së debive dhe kamatëvonesave të energjisë elektrike, ndonëse më parë nuk kishin siguruar një leje në polici për të bllokuar këtë aks rrugor.
 
Agravimi i situatës nisi në kohën kur protestuesit u afruan pranë Rrugës së Kombit për të bllokuar qarkullimin e automjeteve, moment i cili u pasua me ndërhyrjen e forcave të rendi. Debati verbal degjeneroi shpejt në përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, të cilët pavarësisht mungesës së lejes, refuzonin të largoheshin nga rruga.