Protestë për ndërtimin e rrugës Milot-Fier, Kalaja: Projekt korruptiv, qytetarët do të paguajnë 20 euro

Një grup aktivistësh kanë dalë sot në një protestë në zonën e Milotit, për shkak të projektit sipas tyre korruptiv për ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Një prej aktivistëve, Aulon Kalaja u shpreh se për të kaluar rrugën, të gjithë qytetarëve do t'u duhet që të paguajnë nga 20 euro për vajtje ardhje, ndërsa shtoi se kjo rrugë do t'i jepet një kompanie greke, e cila është përcaktuar nga ana e qeverisë.

“Jemi këtu sot për t'u treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompania fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është 'Terna'. Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë (të vjetra). Shqiptarëve do t'u varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër”, tha Kalaja.

Kalaja tha se qeveria shqiptare nuk ka përfituar fonde nga BERZH për këtë rrugë, për shkak se kërkon që t'i shmanget transparencës. Nga ana tjetër aktivisti tha se rruga Milot- Fier, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugën e Kombit e cila ka shumë herë më shumë tunele dhe vështirësi në terren, pikërisht për të rritur abuzimet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/08/2020 02:28

    Nga Worcester ne Boston qe eshte nje ore me makine paguan rreth 6-7 $ po ta rrumbullakosesh shifren,paga minimale ne Massachusetts eshte 12 $/ora. Ka njerez qe punojne ne Boston dhe duhet ta bejne kete rruge dy here ne dite .Biletat per tren ose autobus nder-qytetas jane pak me te shtrenjta.Tani rruga Milot-Fier eshte me e gjate dhe nuk besoj te kete njerez ta bejne rrugen cdo dite e jo me dy here ne dite,atehere c'fare dreqin keni qe ankoheni vazhdimisht? Mund te kerkoni te jete pagesa me e ulet ,por koha kur udhetoje falas ka perenduar.Deshet makina, ky eshte cmimi qe paguhet per cdo privilegj qe fitohet ne jete.

    Përgjigju
  • Sula: 01/08/2020 17:07

    Mir bon qe proteston se je opozitarpor du me te pyt ,sa prona e miles na ka marr Gzim Jakaha nga pronat so ndikatave te pavarura.Thojn qe jane miliarda dhe jo miliona.SPAKU te filloj hetimet per Gzimin dhe te shofim car do dali se shume miral jep ti

    Përgjigju
  • Niku: 01/08/2020 15:19

    Sa idiota qe ka ky vend o zot,,ku ka autostrad ne bote qe nuk paguhet? Ne qofte se nuk do te mos paguash kalo ne rruge nacionale... sa te ndyre dhe peshtir qe jeni kur ngriheni per gjera sa per te bere shou..

    Përgjigju
  • robi: 01/08/2020 13:29

    Do jene ca militante te paguar nga Klevis krrici i faros sic bente me Astirin cdo nate sa ja nxiu jeten Tiranasve. Tani Tiranasit do ja kthejne borxhin vitin tjeter Krricit te Faros kur do e nxjerrin perfundimisht nga politika dhe Gjigandit Edi rama do ti japin mandatin e trete.

    Përgjigju
  • O shpella: 01/08/2020 13:06

    Mos u ka organizuar gje aladini...me falni ai qe do ndryshonte boten albini i vv...se me sa di un opozita rugore nuk ka me ...ne kan mbetur akoma kaq...po kush ju tha juve qe esht koruptive...pa pages vetem ne shqiperi ka...po do ju bej anash ..pa pages mos u trembni....

    Përgjigju
  • Paradoksi: 01/08/2020 13:04

    Futja kot,një tufë privincialësh..,kush do ,do t'a paguajë edhe do harxhojë më 20 euro më pak naftë e benzinë..,kush nuk do ,le të bejë rrugët pa pagesë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë