Banorët e zonës së Shijakut kanë bllokuar rrugën si shenjë rrevolte për gjendjen e saj. Banorët shprehen se rruga që lidh Shijakun me Durrësin është tërësisht e rrënuar sa kohët e fundit është bërë i pa mundur kalimi në të.

Protesta është bllokuar për rreth 30 minuta ndërsa protesta e tyre po zhvillohet prej dy ditësh. Sipas banorëve në rrugën Shijak-Durrës nuk është investuar prej më shumë se 20 vitesh. Gjatësia e këtij aksi rrugor është vetëm 8 km, ndërkohë që për të janë bërë shpesh herë ankesa, por deri tani nuk është shtruar asnjë metër rrugë shprehen banorët.

 Në shenjë revolte për gjendjen e rrugës banorët i janë  bashkuar thirrjes së një emigranti, i sapokthyer në vendlindje, për të protestuar.