Protestoi ndaj vendimeve të arbitrit, Disiplina 'burgos' presidentin e Bylis! Gjoba dhe pezullime të gjata në futbollin shqiptar

Protestoi ndaj vendimeve të arbitrit, Disiplina 'burgos' presidentin e Bylis! Gjoba dhe pezullime të gjata në futbollin shqiptar

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zbardhur vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Për protesta ndaj arbitrave në lidhje me vendimet e këtyre të fundit, presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj është pezulluar me katër ndeshje. Kapllanaj nuk duhet të futet në stadium kur të jetë duke luajtur skuadra e tij. Gjithashtu Bylis dënohet edhe me 50.000 lekë gjobë për hedhje të sendeve në fushë nga tifozët. Dënime edhe në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, teksa trajneri i Tomorit pezullohet me tetë ndeshje, ndërsa me shtatë ndeshje jashtë do jetë edhe lojtari i Gramshit, Mateo Miraka.

Vendimet e plota:

 

  1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  5. Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FK Gramshi, Mateo Miraka, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim i publikut, në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. AF Shqiponjat 2017, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se parë U-17, kundër FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  9. Lojtari i DAJTI FSHF Sunday Leauge, Erigen Shehu, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarit dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
  10. Lojtari i Friends Team FSHF Sunday Leauge, Redi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i VILA L, FSHF Sunday Leauge, Klajdi Muça, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Dussel, FSHF Sunday Leauge, Gejsi Ahmedani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U21, Patrik Treni, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademie e Futbollit U15, Emiljano Mihana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  17. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të SHF Pepa, Albion Tirana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  18. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja