Protestojnë gjimnazistët e "Sami Frashërit"

Protestojnë gjimnazistët e "Sami Frashërit"
Nxënësit e shkollës Sami Frashëri kanë protestuar sot nga ora 12 kundër ndarjes se Gjimnazit "Sami Frashëri", ngritjes së cilësisë së arsimit, pagesës së uniformave shkollore dhe pagesës së kompanive private të sigurisë. 
Protesta është zhvilluar para objektit të shkollës, e më pastaj duke vazhduar deri te objekti i Komunës së Prishtinës.
Protesta është mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra e Prishtinës.

Vetëvendosje ka kritikuar komunën e Prishtinës për mos ofrimin e kushteve për këta nxënës.

“Sot gjimnazistët u çuan në protesta. Ata me të drejtë kërkojnë arsimim më cilësor, lirim nga pagesat e padrejta e të papërballueshme për familjet e tyre dhe u vunë në mbrojtje të gjimnazit të tyre si një ndër institucionet më të rëndësishme që ka Prishtina. Para Komunës së Prishtinës po protestohet! Nxënësit, qytetarët e papunë e të pakënaqur me mungesën e ujit i bashkoi Komuna e Prishtinës, në protesta kundër qeverisjes së saj shtypëse e të padrejtë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë