Ministri i Mirëqenies Sociale ka takuar dje personat me aftësi të kufizuar, të cilët edhe sot kanë shkuar para Parlamentit për tu takuar me deputetët, me qëllim që këta të fundit të mos e miratojnë pr/ligjin për këtë kategori. Ministri Veliaj i ka siguruar këta persona se do të japë dorëheqjen nëse ligji që pritet të miratohet në Kuvend, do të cenonte të drejtat e tyre.

“Nuk është e vërtetë se pr/ligji i ri cenon të drejtat tuaja. Jap dorëheqjen nëse cenohen të drejtat tuaja. Nuk mund të lihet pa mbështetje sociale kjo kategori”, tha Veliaj. Nga ana tjetër invalidët kanë theksuar se ky pr/ligj cenon të drejtat e tyre. Sinan Tafaj, kreu i Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuara, deklaroi se ky projektligj është abuziv dhe korruptiv.

Sipas tij, të gjithë fondet publike dhe ato të donatorëve përqendrohen në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe se në emër të personave me aftësi të kufizuara do të përfitojnë prej tyre OJQ të ndryshme.