Banorët e lagjes 'Shënkoll' në Elbasan në protestë: Jemi mbifaturuar për ujin, shuma marramendëse! Kreu i UKE: Dy punonjës gabuan por qytetarët do paguajnë

ELBASAN- Banorët e lagjes "Shënkoll" në Elbasan, të revoltuar për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm janë ngritur në protestë.

Ata pretendojnë, se është një papërgjegjshmëri e punonjësve të UKE, pasi sipas tyre është e pamundur që të kenë harxhuar kaq shumë ujë për një muaj.

Njeri prej banorëve u shpreh se pavarësisht se shkoi të ankohej në UKE, punonjësit ishin indiferent ndaj problemit të tij, duke theksuar se shumat prej 100 dhe 300 mijë lekësh janë marramendëse.

“Njerëzit që kishin këto shuma marramendëse, shkuan në UKE. Kishte një mospërfillje, kjo do të thotë se ata nuk shqetësohen për njerëzit që do të paguajnë këto shumica marramendëse, 85 mije lekë, 100 mijë leke, 300. SI nuk shqetësohen këta. Ne paguanin 14 mijë leke, 20 mijë...Ne kemi sahat, jemi lagja më e rregullt, paguajmë çdo muaj. Kjo është mospërfillje, këta caktojnë edhe njerëz që nuk janë të aftë të menaxhojnë ujin tonë. Duhet të mendosh mirë kur shkon te sahati, si për veten. Nuk kemi mundësi t’i paguajmë këto ne. Ata janë njerëz që paguhen në kurrizin tonë.”, u shpreh ai.

Një tjetër banorë tregoi se kishte paguar shumën në faturë, pavarësisht se nuk iu duk e arsyeshme, duke menduar se problemi i kishte ndodhur vetëm atij.

“Më erdhi 51 mijë lekë, 2 veta. Ja pasojnë përgjegjësinë njeri-tjetrit. Unë i pagova se mendova se isha vetëm unë, kur e mora vesh që ishte gjithë lagja, erdha këtu. Unë i pagova, tani kërkoj që të paktën mos t’i paguajnë këta të tjerët.”, tha ai.

Drejtori i UKE, Aurel Kaja, duke folur për mediat tha se ishin dy punonjës ata që shkaktuan këtë problematik, pasi nuk e kryen detyrën siç duhej. Ai tha se pavarësisht se faji nuk është i tyre, qytetarët janë të detyruar të paguajnë shumat e caktuara, pasi tashmë janë hedhur në sistem,

 “Në lidhje me situatën e krijuar, ku disa banorë kanë shprehur ankesat e tyre, kemi kontaktuar me ta. Ka ndodhur një fenomen, që një apo dy punonjës të UKE, nuk e kanë zbatuar detyrën siç duhet në terren, por kemi marrë masa dhe i kemi larguar nga puna. Jam dakord me qytetarët dhe ankesat e tyre, pasi ata janë shumë të rregullt me detyrat që kanë, p[asi i paguajnë, sidomos moshat treta, ndaj dhe na vjen keq për këtë gabim. Ne do t’i qëndrojmë pranë, do t’i takojmë një për një. Do të lidhim një kontratë, që shuma e akumuluar të paguhet me këste. Çdo gjë që është në sistem duhet të paguhet, nuk është gabim i UKE, është i personit përgjegjës. Këto harxhime janë bërë, por janë akumuluar ndër vite.”, tha Kaja, duke premtuar se një situatë e ngjashme nuk do të ripërsëritet.

 

 

Video-protesta e banoreve

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 06/12/2021 10:50

    "pavarësisht se faji nuk është i tyre, qytetarët janë të detyruar të paguajnë shumat e caktuara, pasi tashmë janë hedhur në sistem". Ore eshte normal nga trute ky drejtori i UKE. Ca ndodh ketu ne Shqiperi obobo

    Përgjigju
    • andi: 06/12/2021 12:46

      Me sa kuptoj, thote qe keto shuma jane te sakta, thjeshte ato qe masnin matesit, nuk e vrisnin mendjen te shkonin te lexonin matesin. Dmth ai uje eshte konsumuar nder vite, thjeshte qytetaret kane paguar me pak pergjate kesaj per gabim te punonjesve

  • El.: 06/12/2021 10:40

    Drejtori mbron hajdutet ne vend qe ti coje ne gjykate per vjedhje dhe parate e faturuara ti paguaj ai qe beri gabimin ashtu si ujsjellesi con ne gjykate qytetaret qe vjedhin ujsjellesin

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 06/12/2021 12:38

      Ujsjellsat kudo jane administrate hajdute te pushtetit hajdut 30 vjecar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori