Policia e Tiranës ka vendosur të procedojë penalisht 6 persona, tifozë të Shqipërisë, të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar dje kundër ekstradimit të Ballist Morinës.
Sipas policisë kjo vjen pasi protesta nuk ishte njoftuar, dhe shkaktoi bllokimin e qarkullimit të mjeteve, dhe për këtë ata duhet të japin llogari.
Tifo-grupet e kombëtares, qytetarë nga trevat shqiptare dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, protestuan dje përpara Kryeministrisë.
Tifozët mbanin pankarta në duar "Nëse keni moral dhe dinjitet, ktheni heroin në shtëpinë e vet", "Ekstradimi i Morinës, tradhti e shtetit ndaj populli dhe veprës së tij", "Liri për Ballistin”, ndërsa nuk munguan as thirrjet “Serb i mirë është serb i vdekur”.
Në këtë tubim merrte pjesë edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevair Morina i cili mbante në duar flamurin kroat, pasi është pikërisht gjykata kroate ajo që ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D., G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M. Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com