Në protestën e sotme para kryeministrisë kanë ardhur edhe emigrantë. Në fjalën e tij protestuesi tha se kjo nuk është një protestë, por një kryengritje.
“Kam 25 vite në që jetoj në Diasporë. Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje. Edhe pse unë e kam rregulluar jetën, pse fëmijët e mi duhet të kërkojnë një gjë në gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Pse është e rëndësishme Diaspora?
Ishte Jeronim de Rada dhe At Preng Doçi që nisën në Diasporë Rilindjen shqiptare. Ishte Nënë Tereza që jetoi në Diasporë dhe u tregoi botës dashurinë e shqiptarit për njerëzimit. Ishte Skkënderbeu që pas shumë vitesh u kthye nga Diaspora dhe bashkoi shqiptarët”, tha Renisi me origjinë nga Mirëdita.
Lajmi kryesor:
Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh




