Gjatë fjalimeve të mbajtura para kryeministrisë protestuesi Edison Likaj tha se kjo nuk është protesta e fundit. Ai tha se nesër ata që kanë mundësi do të shkojnë në Rrjoll për protestën e thirrur.
“Gardhin që e hoqën në Zvërnec e keni marrë vesh që e kanë vendosur në Rrjoll. Një grup qytetarësh nesër do të bëjnë protestë në Rrjoll, ai që ka mundësinë t’i bashkohet për të hequr gardhin dhe në 18:00 të jemi sërish këtu, për të hequr kryeministrin. Në fillim u adresuam si agjentë grek, por njëri prej këtyre agjentëve u arrestua në Greqi, po na doli bashkëpunëtor me Ramën. Kam dëgjuar se kjo është protesta e fundit, por nesër më shumë", tha protestuesi Edison Likaj.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci'/ Mbahet në Tiranë protesta e 13-të kundër resortit luksoz, kërkohet edhe largimi i Ramës e Berishës







