Një prej protestuesve në Londër foli për Report Tv duke treguar se si iu kundërvu një britanik pasi vuri re pankartat që kërkonin dorëheqjen e sekretares britanike Suella Braverman. Po ashtu shprehet se i është mbushur zemra mal nga të gjithë të pranishmit që kërkojnë të drejtat.
“Heshtëm për shumë kohë, kërkojmë të drejtat tona. Jemi në punën tonë, s’jemi kriminela, paguajmë taksa. Çdo njeri këtu ka të drejtën e vet të flasë dhe i lutem të gjithë shqiptarëve të bashkohemi e të ngrejmë zërin. Suela të japë dorëheqjen. Ajo bëri gabimin më të madh që u shpreh në atë mënyrë. Është shumë e padrejtë dhe shpresoj që me këtë zë që po ngremë sot të kemi pak ndryshim dhe Suela të japë dorëheqjen.
Një anglez mu kundërvu sapo pa pankartën në një mënyrë shumë të irrituar dhe thjesht i buzëqesha e vazhdova punën time. Ndërsa gruaja e tij mu kthye dhe më ofendoi. Në këtë moment më është mbushur zemra mal kur shoh të gjithë këto njerëz që kërkojnë të drejtat e tyre dhe shpresoj që zëri ynë të dëgjohet në të gjithë botën dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse Suela nuk jep dorëheqjen deri në fund të ditës, protestat do vazhdojnë.
Ne gjithmonë bashkohemi. Nuk kanë pse të na ofendojnë dhe na kanë mbushur me zemërim dhe zhgënjim. Ne paguajmë për cdo gjë”, tha protestuesi.
Lajmi kryesor:
'S'jemi kriminelë', shqiptarët me mijëra në protestë në Londër: Të kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen Braverman! 'Rrethojnë' parlamentin britanik (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës
20 Dhjetor, 11:08
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor, 15:59
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
'Shqipëria është bekim, të huajt mahniten' Rama: Sigurinë këtu s'e ke në Londër, Berlin as Paris! Jeta në Europë s'është ajo me fotoshop në telefon
14 Dhjetor, 09:24