Protestuesi: S'duam takim me Brahimajn, por Agim Kajmakun! Gimin e kapim për veshi e i themi që ty të kemi votuar (VIDEO)

Protestuesi e quan si aferë korruptive planin e rindërtimit të lagjes së re në Vorë. Në një prononcim për Report Tv, ai thotë se kërkon takim me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, edhe pse ai është larguar për shkak për dekriminalizimit. Ai thotë se Kajmaku duhet të përgjigjet për këtë pasi, atij i kanë dhënë qytetarët votën.

"Kjo është aferë korruptive direkt. Na thonë e ka firmosur kryeministri dhe s'kemi ç'bëjmë. Të sjellin kryetarin tjetër që ishte se ne atë vumë. Gimin e kapim për veshi se i themi që ty të kemi votuar, ndërsa ky thotë nuk me ke votuar mua", tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi në Vorë/ Lagja e re u shemb shtëpitë, banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki, kryetari s'i pret: Ankesat lërini te informacioni (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes