Protesta e sotme para Kryeministrisë nuk shkoi si zakonisht dhe shkak u bë një banderolë me përmasa gjigante, e shpalosur në faqen ballore të Universitetin e Politeknikut në Tiranë.

"Ju erdhi fundi", ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.

Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Tubimi i 30-të, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike! Tensione për një banderolë, protestuesit 'mësyjnë' te Politekniku dhe shqyejnë derën