Protestuesit e Vetëvendosjes
sulmojnë ndërtesën e Qeverisë

Protestuesit e Vetëvendosjes<br />sulmojnë ndërtesën e Qeverisë<br>
Protesta e Vetëvendosjes ka eskaluar pasi protestuesit kanë sulmuar godinën e qeverisë së Kosovës, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet për  neglizhencë nga strukturat  e posaçme.

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të ndërtesës shishe me ngjyrë të kuqe, ndërsa kanë vendosur dhe parullën me mbishkrimin "Drejtësi për Astritin" në oborrin e qeverisë.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se  rënia dëshmor e Astritit, tregon se vendi po qeveriset nga  kriminelët.

"Ne patëm nevojë të kishim pranë Astritin, shokun tonë të dashur, patëm nevojë për studentin që nesër do të bëhej mjek që aq shumë ka nevojë ka Kosova. Astritin nuk na morri sëmundja apo aksidenti, Astritin na morri padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij si çdo aktivistë i njëmend që nuk i ndjek idetë në mënyrë apstrakte por që i mishëron ato dhe i lufton ato ditë e natë dhe kudo"-ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë organizatorja e marshprotestës në nder të Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në burgun e Prizrenti një vit më parë.

Protestuesit fillimisht  janë mbledhur para Bibliotekës  Kombëtare me mbishkrime në banderola “Drejtësi për Astritin”, ndërsa  më pas janë nisur në drejtim të godinës së Qeverisë së Kosovës.

Sakaq, në këtë protestë do t’u bëhet thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë organeve kompetente, që të punojnë urgjentisht në zbardhjen e plotë  të rrethanave mbi vdekjen e Astrit Deharit një vit më para në burgun e qytetit të Prizrenit.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’