Edhe pse protesta e 21-të po përmbush 24-orëshin që ka përfunduar, tubuesit kanë vijuar përgjatë gjithë ditës të qëndrojnë përpara kryeministrisë duke bllokuar bulevardin.

Ata kanë refuzuar thirrjet e policisë për t’u larguar duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve. Protestuesit kanë qëndruar në pritje të tubimit të radhës, që nis në orën 19:00.

Për të përballuar vapën përvëluese, ata kanë përdorur edhe çadra të mëdha, ndërsa s’kanë pranuar të heqin karriget metalike apo sende të tjera nga aty.


Lajmi kryesor:

Disa dhjetëra protestues për 24 orë bllokuan bulevardin para kryeministrisë dhe penguan lëvizjen e makinave, 9 prej tyre nën hetim