Mijëra francezë kanë protestuar edhe mbrëmë kundër reformës së pensioneve. Ndërkohë në një video, shfaqen një grup njerëzit me tenxhere e vezë që sulmojnë Macron gjatë vizitës së tij në Francën jugore
Para se Macron të shkonte në qytetin jugor francez të Ganges, policia largoi protestuesit që mbanin tenxhere dhe tigane, duke i ofruar presidentit francez një pritje të ashpër. Sipas raporteve franceze, në disa raste, policia konfiskoi enët e gatimit.
“Vezë dhe tigan, unë i përdor në gatim”, tha Macron teksa filloi vizitën e tij ku disa protestues hodhën vezë dhe patate ndaj presidentit francez. Në Twitter u postua një video me presidentin francez duke u goditur me vezë në fytyrë teksa bënte deklarata.
Buena puntería, en toda la cara de Macron.
— Anna. ❤️???????? ????️ #???????????????? (@Ann_Mass_paris) April 20, 2023
Tanto guardaespaldas, pa na ???? pic.twitter.com/8hnKOv8unK
Edhe mbrëmë mijëra francezë dolën protestuan sërish kundër reformës së propozuar të pensioneve, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62. Dhjetra protestues sulmuan ndërtesën e Bolsa de Paris në shenjë proteste dhe në të njëjtën kohë, protestuesit sulmuan Euronext, Bursën e Parisit, duke treguar zemërimin e tyre.
JUST IN - Protesters invade Euronext, the Paris Stock Exchange after anger against Macron's pension reform
— Willem (@NerumWim) April 20, 2023
Follow @insiderpaper pic.twitter.com/0PiPS3F9rK