Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

Politikania Jellena Triviq duke folur para protestuesve të mbledhur në Banja Llukë

Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 2 tetor. Protestuesit pretenduan se lideri i serbëve të Bosnjës, ka manipuluar rezultatet në të mirë të tij.

Duke brohoritur slogane kundër liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, protestuesit bllokuan qarkullimin në qendër të Banja Llukës, qytetit kryesor në pjesën e Bosnjës që kontrollohet nga serbët. Ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve për postin e presidentit në entitetin e Republikës Sërpska. Një person duke votuar në një qendër votimi në Srebrenicë për zgjedhjet e përgjithshme të Bosnjë e Hercegovinës. 2 tetor 2022.

Autoritetet zgjedhore në Bosnje kanë thënë se Dodik ka fituar më së shumti vota në garën për president në Republikën Sërpska. Por, opozita pretendon se ai ka orkestruar një mashtrim, për të parandaluar që kundërshtarja kryesore e tij, Jellena Triviq, të fitojë zgjedhjet.

“Ne duam që të hapen kutitë e votimit dhe të dihet e vërteta, në mënyrë që njerëzit të dinë pse u vodhën votat dhe përgjegjësit për këto vjedhje të dalin para drejtësisë”, tha lideri opozitar, Branisllav Borenoviq. “Jellena Triviq është presidentja e re e Republikës Sërpska”, shtoi ai.

Dodik për vite me radhë është politikani më i fuqishëm në Republikën Sërpska. Ai ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania, më herët gjatë këtij viti vendosën sanksione ndaj tij, duke e akuzuar atë për minim të paqes dhe stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Dodik – që ka mbajtur postin e anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnjës – ka mohuar akuzat për mashtrime zgjedhore. Ky politikan nacionalist vazhdimisht bën thirrje për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Rusia e ka mbështetur Dodikun, duke rritur frikën në Perëndim se Moska mund të tentojë të krijojë më shumë paqëndrueshmëri në Bosnje, me qëllim që të shpërqendrojë vëmendjen nga lufta e paprovokuar që ka nisur ndaj Ukrainës.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund konfliktit në Bosnjë, ky shtet ka qenë i ndarë në vija etnike.

Në luftën në Bosnjë të viteve 1992-95 vlerësohet se janë vrarë mbi 100.000 persona dhe janë zhvendosur miliona të tjerë. Ky shtet i Ballkanit Perëndimor, me një popullsi prej 3.3 milionë banorësh është i zhytur në korrupsion dhe në tensione etnike, që kanë penguar përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja