Taulant Balla ka reaguar për thirrjet e protestuesve në sheshin para kryeministrisë për të bojkotuar koncertin e Kanye West. Krah një videoje ku duken protestuesit, ai thotë se s’do të habitet kur të kundërshtojnë Samitin e NATO-s, pas konfirmimit të Rutte për takimin e 2027-ës në Tiranë.

“Nuk do të çuditem që sot t’ju vijë porosia nga Irani, apo ndonjë furnizues tjetër, të kundërshtoni Samitin e NATO-s në Tiranë”, shkruan kreu i grupit parlamentar të PS.

Në koment, ai lë edhe një ‘urdhër’ ironik për ndjekësit.

“1, 2, 3 ushtria e komenteve turruni! Duhet sulmuar ky Taulanti”, shton Balla.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?